24.4 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

Bedri Krasniqi flet nga burgu: Faton Hajrizi, mashkull i rrallë – nëse do të trajtohej do të mund të ishte më i miri në ushtri

- Advertisement -

Bedri Krasniqi, personi i cili po vuan dënimin me burg në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz, ka folur në një intervistë ekskluzive përmes telefonit për herë të parë nga burgu.

Në intervistën e realizuar me gazetarin Oqean Dërmaku, Bedri Krasniqi ka folur për Faton Hajrizin, qytetarin i cili u arratis së fundmi nga burgu i Smrekonicës dhe përmendi miqësinë me Bedri Krasniqin brenda burgut.

Ai ka thënë se ka folur gjatë me Fatonin sa ka qenë në burg, ndërsa ka akuzuar edhe institucionet për mos trajtimin e Fatonit kur ishte arrestuar si i mitur.

“…si i mitur, nuk paragjykohet. N’vend që me marrë shteti, si leopard u kanë njeri o burrë i dheut, djalë i shkathët, djalë i fuqishëm dhe nuk u kanë kshtu ndoshta shumë i mençur, po intelekt ka pasë, inteligjencë ka pasë, n’vend që me marrë me afru…Te kishe pasë sot në forca speciale të ushtrisë a policisë a dikun, a din çfare ish kanë ai? Prej ma t’mirve se mashkuj si ai, rrallë lindin! Fatkeqësisht e lanë qashtu, del njeri mas dore, u dal prej burgut, u martu një herë, s’ka pasë mundësi as ekonomike as kurqysh u nda me gru, apet probleme qishtu! Vepra, kur u kry vepra n’Drenas, nëjse ky nuk i ka plagu policët ky, me dorë t’vet a pe din? Aty nuk u vra kërkush i nderum, edhe 25 vjet burg pa u vra kërkush shumë janë i nderum. Ndoshta pak a shumë i përcjell ti qito qysh janë, shumë janë bre burrë, 25 vjet burg paramendo Faton Hajrizi pa e vra asnjë. Për shembull unë, edhe pse jam pa faj, po megjithatë jam i dënum për shembull për vrasje, 27 jom i dënum unë, qysh 25 ai pa u vra kërkush o burrë?”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit