-0.3 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Bedri Hamzës nuk ia zë salla qytetarët në Kaçanik: Paga të dinjitetshme, motiv e krenari do të ketë në Kosovë

- Advertisement -

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, sot ka vazhduar takimet masive me qytetarë në Kaçanik.

Hamza ka thënë se me me kompetencë do t’i përmbushin pritjet e qytetarëve.

Për të rinjtë, gratë dhe çdo profesionist, Hamza ka premtuar perspektivë, mundësi të reja dhe vende pune. Për të moshuarit, pensione meritore dhe përkujdesje institucionale. Ndërsa, ndërrmarrësve, Hamza u ka premtuar mbështetje deri sa të forcohen.

Ai ka thënë se çdo zyrtar, mjek e mësimdhënës, polic, zjarrfikës e ushtar, do të ketë paga të dinjitetshme, motiv dhe krenari.

“Si çdoherë, mobilizim i jashtëzakonshëm në Kaçanik.
Me nder, vullnet e përgjegjësi, do t’iu shërbejmë qytetarëve në tërë Kosovën. Me kompetencë do t’i përmbushim pritjet e tyre. Për të rinjtë, gratë dhe çdo profesionist, perspektivë, mundësi të reja dhe vende pune. Të moshuarve, pensione meritore dhe përkujdesje institucionale. Ndërrmarrësve, mbështetje deri sa të forcohen. Çdo zyrtari, mjeku e mësimdhënësi, polici, zjarrfikësi e ushtari, paga të dinjitetshme, motiv e krenari. Unë besoj se kjo është Kosova që të gjithë e duam!”, ka shkruar Hamza.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit