Bedri Hamza, kandidat i PDK-së për kryeministër, ka votuar në shkollën “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë të Jugut.
Në vendvotim Hamza erdhi i shoqëruar me bashkëshorten dhe fëmijët e tij.
Pas votimit, Hamza ka folur para mediave të pranishme.
“Për mua çdo rezultat që e votojnë qytetarët e Republikës së Kosovës është i pranueshëm. Jam optimist, ka qenë një fushatë e gjatë mirëpo jam i lumtur që gjatë gjithë kohës e kam ruajtur energjinë pozitive”, ka thënë ai.