Sonte, në Shtabin e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Lipjan, u mbajt një takim i rëndësishëm me pjesëmarrjen e Bedri Hamzës, njërit nga figurat më të respektuara të PDK-së dhe kandidatit për Kryeministër në zgjedhjet e fundit.
Kryetari i Degës së PDK-së në Lipjan dhe kandidati për kryetar komune, Shukri Buja, tha se prania e Hamzës është nder dhe motivim për strukturat e partisë në prag të zgjedhjeve.
“Sonte patëm nderin të mirëpresim Bedri Hamzën, njërin nga shtyllat kryesore të Partisë Demokratike të Kosovës. Me përvojën, integritetin dhe vizionin e tij shtetformues, ai është shembulli i udhëheqjes që i jep forcë PDK-së dhe besim qytetarëve,” tha Buja.