Home Ballina Bedri Hamza viziton qumështoren “Sharri”: Do t’ju përkrahim me grante deri në 30% të vlerës së investimit

Bedri Hamza viziton qumështoren “Sharri”: Do t’ju përkrahim me grante deri në 30% të vlerës së investimit

0
Bedri Hamza viziton qumështoren “Sharri”: Do t’ju përkrahim me grante deri në 30% të vlerës së investimit

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, gjatë vizitës së tij në Dragash, ka vizituar edhe Qumështoren “Sharri”.

Hamza ka premtuar për prodhuesit vendorë grante investive deri në 30% të investimeve të tyre për zgjerimin e linjave prodhuese dhe për përmirësimin e teknologjisë.

“E di që ne përballemi me deficit të lartë tregtar. Qëllimi ynë është t’i përkrahim prodhuesit, që t’i zëvendësojmë produktet që i importojmë, ta furnizojmë tregun, por edhe të eksportojmë. Unë jam këtu me ju për të garantuar që ne do t’ju përkrahim me subvencione. Do t’ju përkrahim me grante. Do t’ju përkrahim me zgjerim të kapaciteteve tuaja, do t’ju përkrahim deri në 30% kur ju të keni për të ndërruar linjat e prodhimit dhe sigurisht që do të përkrahim me subvencione dhe masa të tjera si prodhuesit, ashtu edhe blegtorët”, ka thënë Hamza.

Hamza ka thënë se Kosova ka nevojë për një zhvillim më të balancuar rajonal.

“Nëse ne nuk investojmë dhe nuk i përkrahim komunat më të vogla, pjesët më periferike të Prishtinës, atëherë përveç emigracionit të jashtëm, do të jetë i shprehur dhe prezent edhe emigracioni i brendshëm, sepse njerëzit do të lëvizin. Prandaj, ne duhet të krijojmë kushte që njerëzit të kenë mundësi të punojnë, të jetojnë dhe të kenë vende pune edhe në komuna të tjera që janë më të vogla”, ka thënë Hamza.

Exit mobile version