Kandidati i PDK-së për Kryeministër, lideri i kësaj partie, Bedri Hamza, i shoqëruar edhe nga kryetari Agim Aliu dhe Uran Ismaili, sot ka shpërndarë fletushka në Ferizaj.
“Fundviti gjithmonë sjell atmosferë festive, por sonte në Ferizaj, bashkë me Agimin dhe Uranin i shtuam edhe më shumë shpresë.
Qytetarëve u shpërndamë fletushkat me pesë zotimet kryesore për 2026, të qarta dhe konkrete: zhvillim, punësim, paga më të larta dhe mirëqenie për familjet.
Bashkë. Përpara.
#PDK130”, ka shkruar Hamza. https://www.facebook.com/share/p/1HFQGqkD6A/






