1.8 C
New York
Saturday, January 18, 2025

Buy now

Bedri Hamza u kërkon ndjesë bashkatdhetarëve në Austri: E anulova pjesëmarrjen për t’ju qëndruar pranë qytetarëve në këtë periudhë të ndjeshme

- Advertisement -

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot në orën 17:00 e ka pasur pjesëmarrjen e konfirmuar në një tubim me bashkatdhetarë në Vjenë të Austrisë, të cilën e ka anuluar pas ngjarjeve të fundit në veriun e vendit, raporton Scanner.

Hamza u ka kërkuar bashkatdhetarëve ndjesë për anulimin e pjesëmarrjes së tij, të cilën e ka bërë për t’ju qëndruar pranë qytetarëve në këtë periudhë të ndjeshme.

Ai ka thënë se edhe bashkatdhetarët tanë po bashkëndjejnë në këto momente me ne.

“Bashkatdhetarëve të mi në Austri, të cilët sonte kisha planifikuar t’i takoj, ju kërkoj ndjesë për mungesën time në tubimin e sotëm në Vjenë. Për shkak të ngjarjeve në veriun e vendit, që kanë shkaktuar pasoja të rënda, kam anuluar pjesëmarrjen për t’ju qëndruar pranë qytetarëve në këtë periudhë të ndjeshme.

E di se bashkatdhetarët tanë po bashkëndjejnë në këto momente me ne, siç jam i sigurt që do të takohemi së shpejti në ditë më të mira për qytetarët tanë, mërgatën dhe Kosovën. Ju falënderoj për mirëkuptimin!”, ka shkruar Hamza.

Link: https://www.facebook.com/share/p/1Kc4ssVTx9/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit