0.2 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Bedri Hamza u bën thirrje mërgatës që të investojnë në Kosovë

- Advertisement -

Kandidati nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza gjatë vizitës së tij në Gjermani la një porosi për mërgimtarët që jetojnë atje.

Hamza përmes emisionit “Politiko” të Kanal 10 tha se shqiptarët që jetojnë jashtë vendit nuk i sheh vetëm sa për votë e para, por vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të tyre për Kosovën.

“Nuk e shoh mërgatën vetëm për me votu dhe me dërgu pare në Kosovë. E shoh, e para si kontribut i jashtëzakonshëm gjatë gjithë përiudhave të historisë, duke i përfshirë edhe vitet e 90-ta edhe gjatë kohës së luftës në të gjitha aspektet, si përkrahës të familjeve dhe ndërtimit e rindërtimit të Kosovës dhe dërgimit të miliardave eurove në Kosovë” deklaroi ai.

Hamza i ftoi ata që investimet dhe dijen e tyre ta sjellin edhe në Kosovë.

“Unë i ftoj dhe i lus që këta me ardh me investu në Kosovë dhe me kontribu edhe më tepër në zhvillimin e Kosovës. Jo vetëm me sjell kapitale në Kosovë por edhe dijen e tyre në menaxhimin modern”, shtoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit