10.2 C
New York
Friday, November 14, 2025

Buy now

Bedri Hamza: Të dielën, në Strasburg, mbrohet e vërteta jonë dhe lufta e lavdishme e UÇK-së

- Advertisement -

Kandidati për për drejtimin e PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar sot duke theksuar se këtë të diel pritet një moment i rëndësishëm në Strasburg, ku – sipas tij – do të mbrohet e vërteta historike e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hamza u shpreh se asnjë proces ndërkombëtar dhe asnjë raport nuk duhet të lejohet të njollosë luftën çlirimtare apo të shtrembërojë historinë e Kosovës.

Ai theksoi se PDK-ja qëndron në mbështetje të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së dhe të protestës së tyre paqësore që do të mbahet në Strasburg, duke shtuar se partia mbetet krah liderëve të luftës e paqes që, sipas tij, po mbahen padrejtësisht në Hagë.

“Kosova nuk ka heronj për të sakrifikuar!”, u shpreh Hamza, duke e mbyllur reagimin me një mesazh të fortë ndaj proceseve që po zhvillohen në arenën ndërkombëtare.

Të ngjashme

Të fundit