Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në hapje të fushatës zgjedhore në Prizren ka thënë se ka ardhur koha për bashkim.
Hamza ka theksuar se po kandidon për kryeministër, sepse ai dhe ekipi i tij besojnë në politika që krijojnë mundësi dhe zgjidhin probleme.
“Sot, Kosova ka qeveri që reagon. Por, ka nevojë për qeveri që parandalon dhe zhvillon. Sot, Kosova ka qeveri që justifikohet. Por, ka nevojë për qeveri që punon. Le ta themi qartë edhe këtu para jush në Prizren. Asnjë vend nuk ecën përpara kur politika shndërrohet në fushëbetejë. Asnjë familje nuk ndihet e sigurt pa stabilitet shtetëror. Asnjë i ri nuk sheh të ardhme aty ku sundon kaosi. I kemi provuar që pesë vjet të gjitha këto. Nuk funksionuan. Tani është koha për bashkimin. Për bashkimin tonë për të ecur përpara. Unë besoj se qytetarët e Kosovës dinë të dallojnë. Dinë të shohin përtej zhurmës. Dinë të zgjedhin të ardhmen. Mes kaosit dhe stabilitetit, zgjidhja është e qartë. Mes improvizimit dhe planit, mes përçarjes dhe bashkimit, PDK është zgjidhja. Sepse, ne punojmë për ta çuar Kosovën përpara”, ka theksuar Hamza.
////
Lajmi 3
PDK hap fushatën në Prizren, Bedri Hamza: Dje vizitova Thacin dhe Veselin, më kërkuan t’i presim të bashkuar
Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në hapje të fushatës zgjedhore në Prizren ka thënë se gjatë vizitës së djeshme në Hagë te Thaçi e Veseli, ata i kërkuan t’i presin të bashkuar.
Hamza theksoi se edhe një Kosovë që funksionon duhet të jetë e bashkuar.
“Unë në këtë tubim të mrekullueshëm erdha nga Haga, ku dje për pak orë u çmalla me presidentin Thaçi dhe kryetarin Veseli. Iu tregova që hapjen e fushatës do ta bëjmë sot në Prizren. Ata më kërkuan t’ju përcjell një mesazh të qartë: Na prisni të bashkuar. Do të shihemi së shpejti, në fitore dhe në liri. Le t’i përshëndesim nga Prizreni i bukur me një duartrokitje të madhe, që të gjithë luftëtarët e lirisë në Hagë. Pas pak muajsh, ne e presim rikthimin e tyre pranë familjeve, pranë popullit dhe në shtetin që e ndërtuan me shumë sakrificë. Do t’i presim të bashkuar, sepse Kosova që funksionon fillon me bashkimin tonë. Pa bashkim nuk ka zhvillim. Pa plan nuk ka shpresë. Pa drejtësi nuk ka shtet”, shtoi ai.






