4.4 C
New York
Sunday, December 21, 2025

Buy now

Bedri Hamza takonshtabin zgjedhor në Mitrovicë

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, e ka nisur këtë të diel me shtabin e Mitrovicës, derisa sonte ka paralajmëruar aktivitete në Prizren, Suharekë, Shtime e Lipjan.

Hamza ka zhvilluar takimin e parë të ditës me shtabin zgjedhor të PDK-së në Mitrovicë, ku ka diskutuar për organizimin e fushatës, mesazhet programore dhe angazhimin në terren për ditët në vijim. Ai ka theksuar rëndësinë e mobilizimit të strukturave partiake dhe bashkimit të qytetarëve rreth një vizioni të qartë për zhvillim dhe mirëqenie.

Gjatë takimit, Hamza ka ritheksuar se PDK po hyn në këtë garë me një program të realizueshëm dhe me fokus te ekonomia, mirëqenia e qytetarëve dhe qeverisja funksionale, duke nënvizuar se angazhimi i secilit anëtar është vendimtar për fitoren më 28 dhjetor.

Aktivitetet e kandidatit për Kryeministër pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditës me takime të tjera me qytetarë dhe struktura të partisë në komuna të ndryshme të vendit.

Të ngjashme

Të fundit