Kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka sqaruar punën e urës në Mitrovicë
Ai theksoi se pa dhënë leje Komuna e Mitrovicës “nuk do ndërtoheshin urat”.
“E vërteta për urat në Mitrovicë është kjo, ura që u promovu tash ka qenë pjesë e projektit të Liqenit Akumulues në Mitrovicë. Projekt që po ndërtohet me faza, ka fillu më herët. Pjesa lartë është financu prej nivelit qëndror, fillimin e ka pas kur kam qenë Ministër i Financave. Ka vazhdu shëtitore, në dy anët e lumit…”, sqaroi Hamza në Pressing.
Duke treguar që projektin e ka kryer pa “zhurma e pa drama”, duke shtuar se “është projekt i komunës së Mitrovicës së Jugut”.
Ndërsa, te ura te palestra sportive tha se ka “qenë z.Kurti në vizitë dhe e ka pritë në zyrë”.
Duke shtuar “se kush thotë ndryshe nuk e flet të vërtetën”.
Video:






