Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza sot (e diel) do të takohet me profesionistët shëndetësorë.
Në ora 16:00 në hotel “Emerald”, Hamza para profesionistëve shëndetësorë do të prezantoj programin për shëndetësisë.
“Të dashur profesionistë shëndetësorë. Me kënaqësinë më të madhe, ju ftoj të bëheni pjesë e një takimi të veçantë me kandidatin tonë për Kryeministër, Bedri Hamza. Ky takim është menduar si një hapësirë e hapur për dialog, ku mund të ndani mendimet, shqetësimet dhe idetë tuaja mbi sfidat dhe mundësitë e sistemit tonë shëndetësor.”, ka shkruar Uran Ismaili në Facebook.