7.4 C
New York
Thursday, December 18, 2025

Buy now

Bedri Hamza: Shteti udhëhiqet me plan, jo me improvizime

- Advertisement -

Lideri i PDK-së, Bedri Hamza, njëherësh kandidat i kësaj partie për kryeministër, ka thënë se Kosova po vuan nga keqqeverisja dhe qytetarët po e paguajnë çmimin me kosto të lartë jetësore, paga të ulëta, pasiguri energjetike dhe largim të të rinjve.

Hamza ka thënë se shteti nuk mund të udhëhiqet me improvizime, por udhëhiqet me plan. Ai ka premtuar se Qeveria e tij do të punojë për të gjithë, pa përjashtime.

“Nga Prizreni historik, u nisëm drejt fitores.
Kosova nuk ka më kohë për të humbur. Kosova po vuan nga keqqeverisja dhe qytetarët po e paguajnë çmimin me kosto të lartë jetësore, paga të ulëta, pasiguri energjetike dhe largim të të rinjve.
Shteti nuk mund të udhëhiqet me improvizime. Shteti udhëhiqet me plan. Qeveria ime do të punojë për të gjithë, pa përjashtime!
Kosova që funksionon nis me ne. Me ty. Me të gjithë.
Bashkë. Përpara.
#PDK130”, ka shkruar Hamza.

Link: https://www.facebook.com/share/p/1ByThgWHVD/

Të ngjashme

Të fundit