Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, së bashku me djalin e tij po shikojnë ndeshjen e futbollit mes Kosovës e Rumanisë.
Derisa njëkohësisht po luan edhe Zvicra me Serbinë, Hamza përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka treguar se e kanë zgjidhur edhe dilemën sesi t’i shohin dyjat përnjëherë.
“Pas një dite të gjatë me aktivitete në terren, tash me sy e zemër nga Kosova dhe Zvicra. Dy super ndeshje futbollistike. E zgjodhëm edhe dilemën si t’i shohim njëkohësisht të dyja.” – ka shkruar Hamza.