Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do të jetë gjithmonë për Mitrovicën.
Ai ka deklaruar se “në masë të madhe i ka realizuar premtimet, në një situatë jo të lehtë edhe financiare”.
“Saherë ka nevojë për Mitrovicën gjithmonë jam aty, interesi shtetëror institucional, pastaj partia politike. Kurrë nuk kam me kthy në të kundërtën”, ka deklaruar Hamza mbrëmë në Pressing në T7.






