-2.8 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Bedri Hamza: Sa herë kam qenë në pozitë i kam rritur pagat, i rris prapë për 50%

- Advertisement -

Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, i ftuar në emisionin “Pressing” në T7, u pyet nga analistët për premtimin e tij për rritje të pagave dhe për historikun e tij në këtë aspekt.

Hamza theksoi se pagat i ka rritur në të gjitha pozitat që ka mbajtur më parë, duke u përkushtuar gjithmonë në përmirësimin e kushteve për të punësuarit.

“Sa herë kam qenë në pozitë, i kam ngritur pagat, por jo vetes, por të punësuarve”, tha Hamza.

Ai përmendi dy mandatet e tij si Ministër i Financave dhe kohën kur shërbeu si Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës, duke theksuar se ka ndërmarrë hapa konkretë për rritje pagash.

“Si Ministër i Financave, në mandatin e parë i kam rritur pagat dhe ajo ka qenë një rritje cilësore. Në mandatin e dytë, rritja ishte në përputhje me normën ekonomike. Edhe si Guvernator i Bankës Qendrore, i kam rritur pagat dy herë, por jo për Guvernatorin, për të punësuarit”, tha ai.

Hamza shtoi se edhe në mandatin si kryeministër do të vazhdojë këtë praktikë.

“Edhe këtë herë kam me i rritë për 50%. Ditën e parë të punës kam me fillu plotësim-ndryshimin dhe rishikimin e Ligjit për Ndarje Buxhetore, që të akomodohet premtimi për rritjen e pagave”, deklaroi
ai.

Ai dha detaje se kush do të përfitojë nga rritja e pagave.

“Pagat kanë me u rritë 50% për mësuesit, arsimtarët, profesorët, infermierët, mjekët, policët, zjarrëfikësit, ushtarët, shërbimin korrektues, shërbyesit civil, për të gjithë kanë me u rritë pagat për 50 %. Për një dallim ata që janë të emëruar politik, atyre nuk ju rriten pagat 50%, atyre iu rritet paga 30% (ministrave, këshilltarëve etj)”, tha Hamza në Pressing.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit