10.6 C
New York
Monday, November 24, 2025

Buy now

Bedri Hamza: Ramiz Lladrovci ka qenë, është dhe mbetet PDK – Drenasi, bastion i fitores për 28 Dhjetorin

- Advertisement -

Kandidati i PDK, Bedri Hamza, ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin, ku ka ritheksuar mbështetjen e plotë dhe të pakushtëzuar për të, duke e cilësuar si një figurë që “ka qenë, është dhe mbetet PDK”.

Hamza theksoi se Drenasi është tashmë komuna e shtatë që konfirmon vazhdimësinë e vizionit të heronjve të luftës dhe paqes, duke e cilësuar atë si një bastion të pamposhtur të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Sot, në Drenasin e dëshmorëve dhe martirëve, energjitë e bastionit të UÇK-së dhe PDK-së janë më të forta se kurrë. Qeverisja e shkëlqyer aty është dëshmi e unitetit tonë dhe e fitores së sigurt më 28 Dhjetor”, deklaroi Hamza.

Ai shtoi se fitorja e PDK-së vjen vetëm përmes unitetit: “Të bashkuar, gjithmonë të fituar.”

Të ngjashme

Të fundit