5.2 C
New York
Thursday, February 19, 2026

Buy now

Bedri Hamza pret në takim Ambasadorin e Italisë, diskutohet për zhvillimet politike

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, sot ka pritur në takim edhe Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

Kryetari Hamza dhe ambasadori Antonini diskutuan për zhvillimet politike në vend, bashkëpunimin dypalësh dhe rrugën evropiane të Kosovës.

Kryetari Hamza theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera dhe se ekziston hapësirë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit, veçanërisht në fushën ekonomike.

Hamza theksoi se PDK mbetet e hapur për bashkëpunim në të gjitha çështjet që janë në interes të Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit