Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot ICK-në në Prishtinë.
Hamza ka thënë se në programin e tij, përveç lehtësirave fiskale, uljes së normave tatimore, për bizneset ka mbështetje dhe lehtësim të qasjes në financa.
“Fondi për Garantimin e Kredive do të rritet. Kapitali do të rritet, do të zgjerohet fushëveprimtaria e këtij fondi. Për shkak se vajzat edhe djemtë e rinj mund të kenë ide të mira, ide inovative, kualifikime të duhura, mirëpo u mungon historiku në banka apo u mungon kolaterali, bankat nuk i financojnë. Ne e shohim këtë (fushën e IT-së) si diçka tepër pozitive, tepër të nevojshme dhe kemi me i përkrah edhe përmes granteve, edhe përmes lehtësirave të ndryshme, në mënyrë që ne të kemi sa më shumë njerëz që merren me këtë fushë”, ka thënë Hamza.
Ai ka thënë se ky sektor ka nevojë për përkrahje, sepse krijon vende të shumta të punës dhe ka potencial të madh eksportues.
Video: https://we.tl/t-nCqqtwaBOD