1.5 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Bedri Hamza premton elektrifikim të hekurudhave dhe lidhje të Rrugës së Kombit me autostradën “Arbën Xhaferi”

- Advertisement -

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se një nga prioritetet e tij është transformimi dhe modernizimi i infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore të Kosovës.

Hamza në “Pressing” të T7 është zotuar se do ta bëjë elektrifikimin e hekurudhave ekzistuese, si dhe do ta ndërtojë një lidhje hekurudhore në drejtim të Shqipërisë.

Ai tha se gjatë mandatit të tij qeverisës do të lidhen edhe Rruga e Kombit me autostradën “Arbën Xhaferi”.

“Një projekt rrugor që mendoj që duhet të bëhet është lidhja e autostradave, autostradës së kombit “Ibrahim Rugova me autostradën “Arbën Xhaferi” te Suhareka në Duhël dhe me dalë të pjesa te Lipjani në Banullë”, tha Hamza.

Po ashtu, Hamza premtoi se në qeverisjen e tij do të përfundojë edhe ndërtimi i autostradës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit