6.5 C
New York
Wednesday, December 10, 2025

Buy now

Bedri Hamza premton 30 milionë euro në vit për bursa studentore

- Advertisement -

Kandidati për Kryeministër i PDK-së ka thënë se shtylla e tretë është ajo e arsimit dhe shëndetësisë, duke u zotuar për 30 milionë euro në vit bursa studentore dhe qëndra kujdesi për t1% moshuarit.

“Reformat në arsim do t’i fillojmë nga niveli parashkollor, duke ndërtuar më shumë çerdhe dhe kopshte. Do të japim bursa përmes fondit prej 30 milionë euro në vit, që çdo student të ketë mundësi të shkollohet e të arrijë kapacitetet e veta. Ndërsa universitetet e Kosovës do t’i lidhim me industrinë, që të prodhojmë kuadro që i nevojiten Kosovës.

Për të moshuarit do të ndërtojmë qendra të veçanta kujdesi për ta, në çdo rajon të Kosovës. E për ata me sëmundje kronike, ilaçe falas. Pa barrë financiare”, ka thënë Hamza.

Të ngjashme

Të fundit