6.1 C
New York
Monday, November 17, 2025

Buy now

Bedri Hamza përmend Thaçin, Veselin e Krasniqin: Ata e bënë Kosovën shtet

- Advertisement -

 

Në këtë ditë të rëndësishme për PDK-në, Hamza i ka përmendur edhe liderët historikë të kësaj partie, të cilët janë në përfundim të procesit gjyqësor në Hagë, raporton Scanner.

 

“Le t’i nderojmë liderët tanë historikë, të cilët me vizion, guxim e sakrificë e bënë Kosovën shtet të pavarur e sovran. Hashim Thaçin, nënshkruesin e marrëveshjes së Rambujesë, shpallësin e pavarësisë, kryeministrin dhe presidentin që e afirmoi Kosovën ndërkombëtarisht. Kadri Veselin, heroin e heshtur, çlirimtarin e madh dhe kryetarin që e modernizoi partinë. Jakup Krasniqin, politikanin e urtë dhe zërin e pathyeshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të shtetit tonë. Sakrifica e tyre dhe e shumë të tjerëve është themeli mbi të cilin ne qëndrojmë sot”, ka thënë Hamza.

 

Ai i ka falënderuar edhe kryetarët paraprakë, Enver Hoxhajn dhe Memli Krasniqin.

 

“Faleminderit edhe miqve të mi, Enverit dhe Memlit, për punën e tyre të pandalshme dhe me shumë përkushtim për partinë”, ka thënë Hamza.

Të ngjashme

Të fundit