4.5 C
New York
Monday, December 29, 2025

Buy now

Bedri Hamza: PDK ka ruajtur elektoratin e saj, Kosova të ketë institucione sa më parë

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka mbajtur sot një konferencë për media, një ditë pas zgjedhjeve nacionale të 28 dhjetorit, ku ka folur hapur për rezultatin zgjedhor dhe hapat e ardhshëm të PDK-së.

Në fillim të konferencës, Kryetari Hamza uroi partinë fituese për rezultatin zgjedhor dhe shprehu pritjen që procesi demokratik të përmbyllet me konstituimin e shpejtë të institucioneve të reja të vendit.

“Kemi pritur rezultat më të mirë. Unë personalisht kam pritur rezultat më të mirë dhe PDK-së i nevojitet një rezultat tjetër,” u shpreh Hamza, duke theksuar se megjithatë Partia Demokratike e Kosovës ka arritur të ruajë votën dhe elektoratin e saj.

Hamza apeloi për konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja.

“Shpresoj që sa më parë të konstituohen institucionet. Vendi duhet të ketë institucione dhe të mos kemi më vakum institucional”, u shpreh ai.

Kryetari Hamza shtoi se puna duhet të vazhdojë pa vonesa dhe bllokada të reja.

“Mjaftueshëm kemi pasur vonesa dhe bllokada. Secili duhet ta bëjë punën e vet, edhe partitë që kanë fituar, edhe ne që mund të jemi në opozitë, ta japim kontributin tonë brenda përgjegjësive tona,” deklaroi Hamza.

Në fund, kryetari i PDK-së konfirmoi qëndrimin parimor të partisë për interesin shtetëror.

“Gjithçka që është në interes të Kosovës, PDK do ta japë kontributin e vet, përfshirë edhe marrëveshjet ndërkombëtare,” përfundoi ai.

Në këtë kontekst, Hamza bëri të ditur se Partia Demokratike e Kosovës do të futet shpejt në procesin e saj zgjedhor të brendshëm, i cili do të përfshijë të gjitha nivelet e strukturave të partisë, në frymë demokratike dhe gjithëpërfshirëse.

Të ngjashme

Të fundit