-0.8 C
New York
Monday, January 19, 2026

Buy now

Bedri Hamza: PDK-ja po hyn në një fazë të re riorganizimi

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës po hyn në një fazë të re riorganizimi, duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të brendshme si hap të domosdoshëm për forcimin e partisë.

Hamza bëri të ditur se për këtë proces ka diskutuar edhe me kryetarët e degëve, duke nënvizuar se synimi i PDK-së është të rritet dhe të përgatitet më mirë për sfidat e ardhshme politike.

“Ne synojmë më shumë, sepse Kosova ka nevojë për më shumë. Ka nevojë për një PDK më të fortë, më të hapur dhe më të organizuar”, ka thënë Hamza.

Ai theksoi se kjo kërkon punë të vazhdueshme në terren, degë aktive dhe hapësirë më të madhe për të rinjtë në të gjitha nivelet e partisë.

Sipas tij, kjo është rruga për një PDK më afër qytetarëve dhe gjithmonë në shërbim të Kosovës.

Postimi i plotë:

PDK-ja po hyn në një fazë të re riorganizimi. Zgjedhjet e brendshme, për të cilat sot diskutova edhe me kryetarët e degëve, janë hap i domosdoshëm për forcimin e PDK-së. Ne synojmë më shumë, sepse Kosova ka nevojë për më shumë. Ka nevojë edhe për një PDK më të fortë, më të hapur dhe më të organizuar. Kjo kërkon punë të vazhdueshme, degë aktive dhe hapësirë më të madhe për të rinjtë, në çdo nivel të partisë.

Kjo është rruga për një PDK më afër qytetarëve dhe gjithnjë në shërbim të Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit