Kryetari dhe kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza i komentoi fillimin e fushatës zgjedhore dhe tregoi planprogramin e tij për 4 vjeçarin e ardhshëm.
Hamza tha se Kosova pothuajse qe 1 vit është në zgjedhje dhe se janë të përgatitur mirë për zgjedhjet e jashtëzakonshme, ato të 28 dhjetorit.
Ai tha se ka një ekip i cili është i përgatitur dhe që janë entuziastë dhe kanë besim për një rezultat të mirë në zgjedhje.
“Jemi të përgatiturpër këto zjgedhje, me një program të mirë i cili i adreson nevojat e Kosovës, me një ekip të mirë, me një listë të mirë dhe kualitative dhe me një entuziazëm e besim në rezultat të mirë në këto zgjedhje”, tha Hamza në Politiko.
Hamza gjithashtu tha se pritshmëritë e Partisë Demokratike të Kosovës janë që ta udhëheqin qeverinë e ardhshme në mandatin 4 vjeçar.
“Pritshmëritë reale të Partisë Demokratike të Kosovës janë që, Partia Demokratike të Kosovës t’a udhëheqë qeverinë e ardhshme në mandatin 4 vjeçar pas këtyre zgjedhjeve, që kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës në këtë rast jam unë”, tha Hamza në Politiko.






