Bedri Hamza, kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), është i ftuar sonte në emisionin Rubikon me Adriatik Kelmendin, ku po diskutohet për dinamizmin e fushatës zgjedhore dhe pritshmëritë për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Gjatë intervistës, Hamza theksoi atmosferën e veçantë të kësaj fushate. “Një energji e tillë, një masovitet i tillë nuk është pa gjatë. Unë jam që nga themelimi i Partisë Demokratike të Kosovës. Kam qenë pjesë e të gjitha fushatave, përveç gjatë kohës që kam qenë guvernator i BQK-së“, tha ai.
Hamza shprehet optimist për rezultatin e PDK-së në këto zgjedhje.
“Kjo më bën optimist që me një program të mirë, një ekip të mirë, me një fushatë të mirë, Partia Demokratike e Kosovës më 9 shkurt pret një rezultat të mirë zgjedhor dhe ne jemi ata që e drejtojmë qeverinë, sepse ky vend ka mundësi me qenë më mirë”.