Home Lajme Bedri Hamza nga Hidrocentrali i Orqushës: Pa vonesë do t’i ndërtojmë kapacitetet e reja energjetike

Bedri Hamza nga Hidrocentrali i Orqushës: Pa vonesë do t’i ndërtojmë kapacitetet e reja energjetike

0
Bedri Hamza nga Hidrocentrali i Orqushës: Pa vonesë do t’i ndërtojmë kapacitetet e reja energjetike

Bedri Hamza sot ka vizituar Hidrocentralin e Orqushës në rajonin e Dragashit, ku ka premtuar ndërtim të liqeneve akumuluese dhe centraleve prodhuese nga energjia e ripërtërishme.

Hamza ka thënë se sektori i energjisë është një sektor tepër i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit.

“Të gjithë e dimë që ka një dallim në mes të konsumit dhe prodhimit dhe në këtë situatë duhet ta adresojmë. Për këtë qëllim, ne do t’i thjeshtojmë këto procedura dhe do të krijojmë një institucion, një agjencion “one-stop shop”, ku të gjithë të interesuarit për të investuar në sektorin e prodhimit të energjisë do të pajisen me leje dhe dokumentacion. Përndryshe, siç është aktualisht, duhen 26-27 dokumente që nevojiten dhe kjo është një pengesë jashtëzakonisht e madhe”, ka thënë Hamza.

Ai ka shtuar se do të jenë të kujdesshëm edhe për mbrojtjen e ambientit.

“Kosova duhet të startojë pa asnjë vonesë në ngritjen e kapaciteteve të reja energjetike me qëllim që ne të sigurojmë stabilitet energjetik, i cili pastaj si prodhim i brendshëm do të ndikojë në uljen e çmimeve të energjisë elektrike. Ne duhet t’i shfrytëzojmë të gjitha burimet tona të mundshme për prodhimin e energjisë elektrike, sepse pa energji elektrike nuk ka as zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”, ka thënë Hamza.

Exit mobile version