-2.6 C
New York
Tuesday, December 16, 2025

Buy now

Bedri Hamza viziton Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin: Të fala nga Haga, iu premtova se do t’i gëzojmë më 28 dhjetor

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot në Hagë ish-krerët e PDK-së, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, një ditë para hapjes zyrtare të fushatës zgjedhore.

Në një postim në Facebook, Hamza ka bërë të ditur se i ka gjetur ish-udhëheqësit e Kosovës në gjendje të mirë shëndetësore dhe me moral të lartë, pavarësisht, siç ka theksuar ai, padrejtësive me të cilat po përballen në këtë proces gjyqësor.

“Muret në Hagë nuk mund ta burgosin të vërtetën dhe idealin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe shokëve të tyre. Ata i shërbyen Kosovës me sakrificë dhe sot qëndrojnë të fortë, me kokën lart”, ka shkruar Hamza.

Ai ka theksuar se procesi gjyqësor po shkon drejt përfundimit dhe ka shprehur pritjen që epilogu i tij të jetë i drejtë, duke vlerësuar se zvarritjet nuk i shërbejnë askujt.

“Si qytetar i Kosovës, si mik, si kryetar i PDK-së dhe kandidat për kryeministër, i ndiej personalisht këto padrejtësi. Zvarritjet nuk i shërbejnë askujt: as drejtësisë, as Kosovës dhe as bashkësisë ndërkombëtare”, ka theksuar Hamza.

Në fund të mesazhit të tij, Hamza ka deklaruar se Kosova po i pret bijtë e saj me krenari dhe ka përsëritur bindjen se liria dhe drejtësia do të triumfojnë.

“Liria ka emrat e tyre dhe ata po rikthehen në shtëpi”, ka përfunduar Hamza, duke shtuar se nga Haga u ka premtuar se do të gëzojnë bashkë më 28 dhjetor.

Link: https://www.facebook.com/share/p/1C2KoMBYMT/

Të ngjashme

Të fundit