13.5 C
New York
Sunday, November 9, 2025

Buy now

Bedri Hamza: Nesër votoni për Arian Tahirin, për djalin e Mitrovicës që fushatën e bëri me zemra qytetare

- Advertisement -

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka bërë thirrje për mbështetje ndaj kandidatit të PDK-së për këtë komunë, Arian Tahiri, në prag të balotazhit që do të mbahen nesër.

“Në Mitrovicë nuk jemi vetëm fqinj, miq apo bashkëpunëtorë, por jemi një familje e madhe. Si kryetar i deritashëm i Mitrovicës, ju kërkoj vetëm një gjë – nesër votoni për Arian Tahirin,” ka shkruar Hamza.

Ai e ka vlerësuar Tahirin si “djalin e Mitrovicës që e bëri fushatën me zemra qytetare”, duke shtuar se qyteti duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit me të në krye.

“Mitrovica duhet ta vazhdojë rrugën e saj me kryetarin Arian Tahirin. Kur fiton Arian Tahiri, fiton Mitrovica,” ka përfunduar Hamza.

Të ngjashme

Të fundit