0.5 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Bedri Hamza: Ne nuk do të përfshihemi në asnjë koalicion me LVV

- Advertisement -

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza, në një konferencë për media sot, bëri të ditur se “PDK nuk do të përfshihet në asnjë koalicion me LVV.

Hamza ndër të tjera tha si më poshtë:

“Në emër tim dhe të PDK, ju falenderoj të gjithë qytetarët për zgjedhjet e rregullta dhe fer.
I falenderoj edhe partitë tjera dhe i uroj për rezultatin.
Si rezultat i votës suaj, sot është një ditë më ndryshe se dje. Vullneti juaj është i qartë në zgjedhjet e djeshme. LVV ka humbur një numër të madh të votave. Shumë qytetarë që e kanë votuar në të kaluarën, tash vec ja kanë kthy shpinën.

Kryeministri në detyrë i paraqiti këto zgjedhje si “referendum” për vete dhe qeverinë e tij. Por, qëllimi nuk u arritë. Ai kërkoi 500k por nuk i mori. Nuk ia dhanë qytetarët. Sot, shumica e qytetarëve nuk duan që e njëjta qeveri të vazhdojë.
Qytetarët në vullnetin e tyre politik, i kanë besuar opozitës. Prandaj, në këto zgjedhje kanë fuqizuar partitë opozitare. Kjo më obligon mua dhe PDK, që të sjellemi në mënyrë të përgjegjshmë për ta respektuar shumicën shqiptare pë r ndryshim.

Ne nuk do të përfshihemi në asnjë koalicion me LVV.”

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit