Kandidati i PDK-së, për kryeministër, Bedri Hamza është takuar me banorët e Bregut të Diellit në Prishtinë, për të cilët thotë se pa shumë shpresë mes tyre.
Hamza përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook tha se sa më shumë që po i afrohen 9 shkurtit, çdo ditë e re po sjell shpresë.
“Sa më shumë që po i afrohemi 9 shkurtit, çdo ditë e re po sjell shpresë. Edhe në Bregun e Diellit pashë shumë shpresë në mesin e qytetarëve.
Kosova mundet ma mirë! #PDK131”, tha ai.