2.7 C
New York
Friday, February 20, 2026

Buy now

Bedri Hamza në 37-vjetorin e grevës së minatorëve: Sakrifica e tyre ishte frymëzim në rrugën tonë drejt rezistencës, lirisë dhe pavarësisë

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka përkujtuar sot 37-vjetorin e grevës së madhe të minatorëve të Trepçës, duke e cilësuar atë si një nga momentet më të rëndësishme të qëndresës kombëtare.

Në një postim publik, Hamza theksoi se minatorët, duke ngritur zërin për dinjitet dhe për të drejtat e popullit, u shndërruan në simbol të guximit dhe solidaritetit. Sipas tij, sakrifica e tyre ishte frymëzim i fuqishëm në rrugën e Kosovës drejt rezistencës, lirisë dhe pavarësisë.

Ai nënvizoi se sot përgjegjësia institucionale dhe qytetare është ruajtja, forcimi dhe zhvillimi i shtetit të Kosovës, duke garantuar drejtësi, barazi dhe mundësi për çdo qytetar, pa dallim.

“Mirënjohje e përhershme për minatorët tanë”, ka përfunduar Hamza, duke rikujtuar rolin historik të tyre në momentet kyçe të historisë së vendit.

LINK:https://www.facebook.com/share/p/1DejHt3KfJ/

Të ngjashme

Të fundit