-6.2 C
New York
Wednesday, January 21, 2026

Buy now

Bedri Hamza nderon ish-Presidentin Ibrahim Rugova në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka kujtuar sot ish-Presidentin e Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, në 20-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, duke vlerësuar figurën e tij historike dhe kontributin në rrugëtimin shtetformues të Kosovës.

Hamza theksoi se Rugova i priu popullit të Kosovës në një periudhë të rëndësishme historike, të shënuar nga sfida të mëdha dhe përpjekje të vazhdueshme për afirmimin politik dhe ndërkombëtar të vendit.

Sipas tij, ish-Presidenti Rugova përfaqësonte një qasje të veçantë politike dhe intelektuale, e cila la gjurmë të thella në diskursin publik dhe në proceset vendimtare të asaj kohe.
“Nderime jetës dhe veprës së ish-Presidentit Ibrahim Rugova”, ka përfunduar Hamza.

Postimi i plotë:

Në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, nderojmë figurën e tij historike dhe kontributin e tij në rrugëtimin shtetformues të Kosovës.

Ish-Presidenti Ibrahim Rugova i priu popullit tonë në një periudhë të rëndësishme të historisë, në kohë sfidash dhe përpjekjesh të vazhdueshme për afirmimin politik dhe ndërkombëtar të Kosovës.

Ai përfaqësonte një qasje të veçantë politike dhe intelektuale, e cila la gjurmë të mëdha në diskursin publik dhe në proceset vendimtare të asaj kohe.

Nderime jetës dhe veprës së ish-Presidentit Ibrahim Rugova!

Të ngjashme

Të fundit