Kryetar i PDK-së, Bedri Hamza, ka theksuar rëndësinë e jashtëzakonshme të mërgatës në zhvillimin e vendit, duke thënë se “kontributi i mërgatës për Kosovën tejkalon çdo distancë dhe kufi”.
Gjatë një takimi me Ragip Xhakën dhe strukturat e PDK-së në Zvicër, Hamza ka diskutuar për zgjedhjet e 28 dhjetorit, si dhe për fuqizimin e lidhjeve mes mërgatës dhe atdheut. Ai ka vlerësuar rolin e mërgimtarëve si të pazëvendësueshëm në proceset zhvillimore dhe politike të vendit.
“Është nder dhe respekt i veçantë angazhimi i tyre,” tha Hamza, duke shtuar se mërgata ka qenë gjithmonë një shtyllë e rëndësishme për Kosovën, si ekonomikisht ashtu edhe politikisht.
Postimi i plotë:
Kontributi i mërgatës për Kosovën tejkalon çdo distancë dhe kufi.
Me Ragipin dhe strukturat e PDK-së në Zvicër biseduam për zgjedhjet e 28 dhjetorit, për forcimin e lidhjeve me atdheun dhe për rolin e pazëvendësueshëm të mërgatës në zhvillimin e vendit. Nder dhe respekt për angazhimin e tyre!






