-1.5 C
New York
Tuesday, February 10, 2026

Buy now

Bedri Hamza: Lirimi me kusht i çlirimtarëve është lajm i mirë, por drejtësia ende nuk është e plotë

- Advertisement -

Bedri Hamza ka reaguar pas lirimit me kusht të Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Haxhi Shalës, duke e cilësuar këtë vendim si një lajm të gëzueshëm për familjet e tyre dhe për të gjithë ata që besojnë në pafajësinë e çlirimtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Megjithatë, Hamza ka theksuar se ky gëzim mbetet i mangët, pasi në Hagë vazhdojnë të mbahen padrejtësisht edhe çlirimtarë të tjerë. Sipas tij, përderisa edhe një i vetëm prej tyre nuk është kthyer në shtëpi, drejtësia nuk mund të konsiderohet e plotë.

Ai ka rikujtuar se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e pastër dhe çlirimtare, e udhëhequr nga ideali i lirisë dhe nga mbrojtja e popullit të Kosovës.

Postimi i plotê:

Më në fund erdhi një lajm i mirë. Lirimi me kusht i Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Haxhi Shalës është një lajm i gëzueshëm për familjet e tyre dhe për të gjithë ne që besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve tanë.

Megjithatë, ky gëzim nuk është i plotë, as për ta e as për ne. Në Hagë po vazhdojnë të mbahen padrejtësisht edhe çlirimtarë të tjerë. Dhe përderisa edhe një i vetëm prej tyre nuk është kthyer në shtëpi, drejtësia mbetet e mangët.

Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e pastër dhe çlirimtare, e udhëhequr nga ideali i lirisë dhe nga mbrojtja e popullit tonë.

Të ngjashme

Të fundit