0.9 C
New York
Thursday, February 26, 2026

Buy now

Bedri Hamza kujton Adem Demaçin dhe betimin e Hashim Thaçit si President: Sakrifica u kthye në institucion, ëndrra në shtet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka publikuar një fotografi simbolike, duke e lidhur atë me dy data të rëndësishme për historinë politike të vendit: 90-vjetorin e lindjes së Adem Demaçit dhe dhjetëvjetorin e zgjedhjes së Hashim Thaçit si President i Kosovës, raporton Scanner.
“Ua gjeta këtë fotografi si kujtim i dy datave të rëndësishme: 90-vjetorit të lindjes së Adem Demaçit, frymëzimit të brezave të patriotëve që bënë histori në vendin tonë, si dhe dhjetëvjetorit të zgjedhjes së Hashim Thaçi si President”, ka shkruar Hamza.

- Advertisement -

Ai ka rikujtuar simbolikën e betimit të Thaçit në ditëlindjen e Demaçit. “Në ditëlindjen e tij, para dhjetë vjetësh, një tjetër patriot i madh u betua si President i Kosovës së pavarur, duke kthyer sakrificën në institucion dhe ëndrrën në shtet”, ka thënë Hamza.

Sipas Hamzës, figura e Demaçit mbetet e pazëvendësueshme në historinë kombëtare. “Baca Adem mbetet figurë e qëndresës, humanizmit dhe sakrificës për liri, barazi dhe dinjitet njerëzor”, është shprehur ai.

Në fund, ai ka theksuar se “edhe sot, vlerat e tij dhe të çdo luftëtari të lirisë mbrohen me dinjitet nga çlirimtarët tanë, në burgun e fundit politik për popullin tonë”, duke e përmbyllur mesazhin me fjalët: “Liri. Drejtësi.”

Link: https://www.facebook.com/share/p/1837U6BrVG/?mibextid=wwXIfr

Të ngjashme

Të fundit