-11.7 C
New York
Monday, February 9, 2026

Buy now

Bedri Hamza: Kosova beson – liri për çlirimtarët

- Advertisement -

Ka nisur sot faza përmbyllëse e një procesi të gjatë dhe të rëndë gjyqësor në Hagë.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Bedri Hamza, kryetar i PDK-së.

Ai theksoi se për më shumë se pesë vjet, ish-krerët e UÇK-së, ekipet e tyre mbrojtëse dhe dëshmitarët kryesorë kanë qëndruar me dinjitet dhe me argumente të fuqishme, duke rrëzuar, sipas tij, akuzat një nga një.

Hamza u shpreh se tashmë pritet që drejtësia ndërkombëtare të marrë vendimin e saj përfundimtar në mënyrë të paanshme dhe të pandikuar, duke ritheksuar besimin në pafajësinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

“Ne besojmë në të vërtetën historike dhe në luftën e drejtë të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi. Ky proces nuk është vetëm juridik, por edhe një provë e ndërgjegjes ndërkombëtare ndaj së vërtetës”, ka deklaruar Hamza, raporton Scanner.
Në fund, ai përsëriti mesazhin e mbështetjes: “Kosova beson! Liri për çlirimtarët!”.

Postimi i plotë:

Sot nisi faza përmbyllëse e një procesi të gjatë dhe të rëndë gjyqësor në Hagë. Për më shumë se pesë vjet, çlirimtarët tanë, ekipet e tyre mbrojtëse dhe dëshmitarët kryesorë, qëndruan me dinjitet dhe argumente të fuqishme, duke rrëzuar akuzat një nga një.

Tashmë pritet që drejtësia ndërkombëtare, në mënyrë të paanshme dhe të pandikuar, të marrë vendimin e saj përfundimtar. Ne besojmë në pafajësinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, sepse besojmë në të vërtetën historike dhe në luftën e drejtë të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

Ky proces nuk përfaqëson vetëm një akt juridik, por është edhe një provë e ndërgjegjes ndërkombëtare ndaj së vërtetës.

Kosova beson! Liri për çlirimtarët!

Të ngjashme

Të fundit