Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e PDK-së viziton Podujevën.
Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se ai ka “ofertën” më të mirë për qytetarët.
“Sonte në Podujevë, të bashkuar, të vendosur dhe të bindur që për llapjanët dhe të gjithë qytetarët e kemi ofertën më të mirë. Në çdo fshat, në çdo qytet, në tërë Kosovën, pareshtur do të punojmë që të krijojmë mundësi të reja, cilësi më të mirë të jetës dhe të ardhme më të mirë”, ka shkruar ai në Facebook.
Më 2 nëntor, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, Hamza do të shpalosë programin qeverisës. Ndryshe, pasi që presidentja Vjosa Osmani ka caktuar 9 shkurtin e 2025-së si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare, partitë politike kanë filluar premtimet e tyre paraelektorale.