-3.3 C
New York
Friday, December 12, 2025

Buy now

Bedri Hamza ia dorëzon detyrën Faton Pecit: Gara politike ka përfunduar, të uroj suksese e shëndet

- Advertisement -

Bedri Hamza i ka dorëzuar sot zyrtarisht detyrën kryetarit tanimë të betuar të Mitrovicës së jugut, Faton Peci.

Hamza e ka mirëpritur Faton Pecin në zyrë, meqë rast e uroi atë për postin e ri.

“Urime për detyrën e re, të uroj sukses e shëndet. Besoj se ke me arrit me bë punë të mira e ke me ia dalë.Bazuar edhe në përvojë edhe në materiale, besoj se ki me ia dalë. Unë kudo që jam do ta bëj maksimumin të bëj veprimet e nevojshme që të jenë në dobi për qytetarët, pavarësisht a jam në pozitë a opozitë. Gara politike ka përfunduar”,deklaroi Hamza.

Kurse Peci e falënderoi Hamzën për kontributin e dhënë në drejtimin e Mitrovicës.

“Faleminderit kryetar për mikpritjen, më lejo që në emër të qytetarëve të urojë, të falënderoj e përgëzoj për çdo punë të mirë që ke bërë.

Të ngjashme

Të fundit