Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar edhe fabrikën e çipsave “VIPA” në Pestovë të Vushtrrisë.
Hamza ka thënë se për kompanitë eksportuese do të ofrojë produkte të veçanta të garantimit kreditor, në mënyrë që t’u mundësohet rrjedha e parasë në kohën e duhur. Ai ka thënë se prodhuesit do t’i mbështes edhe në modernizimin e teknologjisë së prodhimit, duke u ofruar pako të subvencioneve dhe granteve investive.
“Gjithmonë kënaqësi të vizitoj fabrikën e çipsave “VIPA” në Pestovë, e cila ka vendosur standarde të reja për cilësi e shije dhe tashmë është shumë konkurruese në tregjet ndërkombëtare. Ne do të ofrojmë produkte të veçanta të garantimit kreditor për kompanitë eksportuese, në mënyrë që t’ua mundësojmë rrjedhën e parasë në kohën e duhur. Prodhuesit do t’i mbështesim edhe në modernizimin e teknologjisë së prodhimit, duke u ofruar pako të subvencioneve dhe granteve investive. Edhe diplomacinë ekonomike do ta forcojmë për t’i lidhur bizneset kosovare me partnerë ndërkombëtarë dhe tregje të reja, që t’i rrisim eksportet dhe forcojmë pozitën konkurruese të Kosovës. #MaMirë për prodhuesit. #MaMirë për ekonominë.”, ka shkruar Hamza.