![Bedri Hamza: Faleminderit nga ky shesh i madh dhe nga kjo festë e madhe e demokracisë Bedri Hamza: Faleminderit nga ky shesh i madh dhe nga kjo festë e madhe e demokracisë](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2025/02/FB_IMG_1739034642853.jpg)
Bedri Hamza e ka filluar fjalimin e tij duke i falënderuar përkrahësit, familjen dhe gjithë qytetarët që i qëndruan afër gjatë kësaj kohe.
“Faleminderit e madhe, në këtë shesh të madh, në këtë festë të madhe të demokracisë. Faleminderit edhe mijëra vullnetarëve, aktivistëve që kanë organizuar çdo tubim, çdo bashkëbisedim dhe që e kanë mundësuar këtë finale të madhe sonte këtu me ju. Ju falënderoj nga zemra! Faleminderit të gjithë juve që jeni sonte këtu, në këtë mbrëmje të ftohtë, por me zemra të nxehta, me zemra të mbushura plot me dashni për njëri-tjetrin. Me zemra të inspiruara nga bashkimi që e kemi dëshmuar të gjithë në këto javë e muaj të fushatës sonë pozitive. Faleminderit që erdhët për ta festuar përmbylljen e fushatës”, ka thënë Hamza.
Hamza ka shtuar se ky takim i sotëm nuk është vetëm dita e fundit para votimit, por edhe takim para ditës së parë kur qytetarët do t’ia japin mandatin për të qeverisur.