Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka falënderuar mitrovicasit për pjesëmarrjen masovike në tubimin elektoral të kësaj partie në “Minatori”.
“Ky nuk ishte thjesht një tubim. Ky ishte një betim. Një betim për ta bërë Kosovën ma të mirë!”, ka shkruar Hamza në Facebook.
Postimi i plotë:
Faleminderit Mitrovicë 💚
Jam i nderuar që jam banori yt. Jam i nderuar që shërbeva si kryetar i komunës për kaq vite, që e njoh çdo pjesë tënden dhe që frymoj e punoj në çdo ditë të jetës sime, me nder e përgjegjësi, për të nderuar e respektuar vendin dhe qytetarët. Dhe do të jem i nderuar, mbi këto parime, që të jem kryeministri i juaj. I gjithë juve këtu në sallë dhe atyre që kanë mbetur jashtë. I çdo qytetari anekënd Kosovës.
Ky nuk ishte thjesht një tubim. Ky ishte një betim. Një betim për ta bërë Kosovën ma të mirë!
#MaMirë #PDK131