Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se qeveria Kurti ka zhgënjyer qytetarët duke mos realizuar premtimet.
Ai ka thënë se Bedri Hamza është njeri i fjalës dhe ai si kryeministër mund ta bëjë Kosovën një vend më të mirë!
Është e natyrshme që njerëzit i besuan pushtetit aktual para katër vjetësh. Por, ai i zhgënjeu ata duke mos i realizuar premtimet. Bedri Hamza është njeri i fjalës dhe ai si kryeministër mund ta bëjë Kosovën një vend më të mirë! VOTO #PDK131 #FeratShala16”, ka shkruar Shala në “Facebook”, krahas videos së bashkangjitur.