-2.6 C
New York
Thursday, January 16, 2025

Buy now

Bedri Hamza – drenicakëve: S’do ta përjetoni më kurrë bllokadën e qeverisë, do të kthehen investimet në Drenicë

- Advertisement -

 

Bedri Hamza u ka premtuar drenicakëve se nuk do ta përjetojnë më kurrë bojkotin dhe bllokadën nga pushteti qëndror.

“Do të kthehen investimet në Drenicë”, ka thënë Hamza.

Hamza ka thënë se ngado që po shkon, po sheh shumë entuziazëm, shpresë e besim se Kosova mundet ma mirë.

“Këtë vullnet, këtë energji, po e shoh sonte edhe mes jush. Po shoh besim për të ardhmen që mund ta ndërtojmë së bashku. Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës. E dimë drejtimin që duhet ta marrë vendi ynë. Kemi ditur gjithmonë si ta çojmë Kosovën përpara. Prandaj, sonte jam në vendin e duhur për të marrë energjinë e nevojshme për fitoren tonë. Në bastionin e Partisë Demokratike të Kosovës, kështu ka qenë, është dhe do të mbetet. Më 9 shkurt, të bëhemi bashkë në këtë rrugëtim për një Kosovë më të mirë”, ka thënë Hamza.

Ai ka kërkuar që të votohet PDK-ja, numri 131 dhe vizioni i së ardhmes së dinjitetshme dhe krenare.

“Të votojmë për jetë më të mirë, për të gjithë. Urime, suksese, fitore!”, ka thënë Hamza.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit