-0.2 C
New York
Saturday, December 13, 2025

Buy now

Bedri Hamza do ta takojë Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza këtë të martë do ta takojë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryekuvendarin, Kadri Veseli në Hagë.

Këtë e ka bërë të ditur Hamza nëpërmjet një video mesazhi duke thënë se ky do të jetë takim i fundit në Hagë dhe se ata do të lirohen e do të kthehen krenar në Kosovë.

“Pas protestave në Prishtinë, Tiranë, Hagë dhe Strasburg, sot shqiptarët mblidhen në Shkup në një tjetër protestë gjithëkombëtare. Bashkë me një thirrje, me një kërkesë për të vërtetën, drejtësisë dhe lirimin e çlirimtarëve. Shqiptarët kudo që jetojnë janë shumë të shqetësuar nga kjo padrejtësi. Shteti ynë është shumë etnik për të gjitha gjykimet e kësaj gjykate janë një etnik. Lufta jonë e drejtë po gjykohet, liria jonë po gjykohet. Këtë të martë, një ditë para se të fillojë fushata jonë, jam shumë i lumtur që do ta takojë presidentin Thaçi dhe kryetarin Veseli. Do t’i vizitojë në Hagë. Shpresoj shumë që kjo do të jetë vizita ime e fundit atje, sepse pas pak muaj ata do jenë të lirë dhe do të kthehen krenar në mesin tonë. Viti 2026-të do të jetë vit lirisë dhe i shpresës. Do të jetë vit i mbylljes së padrejtësive dhe i rikthimit të Kosovës në rrugën e drejt”, tha Hamza.

Të ngjashme

Të fundit