Home Ballina Bedri Hamza do ta ndërtojë Hekurudhën e Kombit: Rritje, lëvizje dhe lidhje infrastrukturore për një ekonomi më të zhvilluar

Bedri Hamza do ta ndërtojë Hekurudhën e Kombit: Rritje, lëvizje dhe lidhje infrastrukturore për një ekonomi më të zhvilluar

0
Bedri Hamza do ta ndërtojë Hekurudhën e Kombit: Rritje, lëvizje dhe lidhje infrastrukturore për një ekonomi më të zhvilluar

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar edhe projektet infrastrukturore, duke i përfunduar projektet ekzistuese të autostradave brenda vitit të parë të qeverisjes së tij.

Hamza ka premtuar lidhjen e autostradave përmes segmentit Qafë Duhël – Shtime – Banullë të Lipjanit, ndërtimin e Unazës së Prishtinës.

Hamza ka premtuar edhe ndërtim të linjës hekurudhore me Shqipërinë dhe elektrifikimin e hekurudhave në krejt Kosovën, linjë hekurudhore Prishtinë–Fushë Kosovë-Aeroport i Prishtinës dhe ndërtim të digave e kanaleve të ujitjes gjithandej Kosovës.

“Modernizimi i infrastrukturës për një ekonomi më të zhvilluar. #PDK131

#MaMirë rritje, lëvizje, lidhje.

Ky është zotimi im i tretë! ⬇”, ka shkruar Hamza.

Link: https://www.facebook.com/share/r/18TQiCMxNu/

Exit mobile version