Bedri Hamza ka thënë se historia jonë është histori e përpjekjeve të vazhdueshme për një jetë ma të mirë.
“Filluam këtë rrugëtim me luftën çlirimtare të UÇK-së, me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, me themelimin e institucioneve nga Bajram Rexhepi, me shpalljen e pavarësisë dhe ndërtimin e aleancave me Amerikën dhe Evropën. Ne ndërtuam autostrada, zhvilluam ekonominë, hapëm vende pune. Dhe tani është koha të vazhdojmë përpara sërish bashkë! Sot, sfidat janë të mëdha. Por, vendosmëria jonë është edhe më e madhe se sfidat. Me ju, jo vetëm që do ta çojmë amanetin në vend, por do ta ndërtojmë të ardhmen që meritojmë. Një të ardhme të sigurt për fëmijët tanë, mirëqenie për prindërit tanë dhe paga të dinjitetshme për krejt qytetarët. Do ta gjallërojmë ekonominë dhe do ta forcojmë aleancën me SHBA-të dhe Evropën. Për ne, për çdo qytetar, për Kosovën, koha është tash!”, ka thënë ai.