- Advertisement -
Kandidati për deputet nga PDK, Patriot Krasniqi, së bashku me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza, dhe kolegë të tjerë, u takuan me tifozët e kombëtares së Kosovës, “Dardanët”.
Në këtë takim, Hamza prezantoi pjesë të programit të tij për sportin, duke theksuar nevojën emergjente për investime në infrastrukturën sportive.
“Dardanët, të udhëhequr nga Lulzim Berisha, janë lojtari i 12-të i Kosovës, gjithmonë besnikë ndaj kombëtares sonë, si në fitore ashtu edhe në humbje,” u shpreh Krasniqi.
PDK-ja ka vënë theks të veçantë tek mbështetja e sportit, duke premtuar kushte më të mira për sportistët dhe tifozët në të ardhmen.