Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza ka marrë pjesë në një tubim komunën e Vitisë, ku para vitiasve ka prezantuar programin qeverisës.
Hamza ka thënë se qytetarët e Vitisë e dinë rrugën përpara: rrugën e bashkimit, zhvillimit dhe mirëqenies.
Ai ka thënë se kjo rrugë trasohet drejt vetëm me PDK-në në krye të Qeverisë së re.
“Vitia punon. Vitia beson. Qytetarët e Vitisë e dinë rrugën përpara: rrugën e bashkimit, zhvillimit dhe mirëqenies. Bashkë. Përpara. Bashkë me Vitinë, përpara për Kosovën!”, ka shkruar Hamza në llogarinë e tij në Facebook.






